Ditën e sotme në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore po shqyrtohet Dekreti i Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”.

Presidenti Meta nuk e dekretoi këtë ligj pasi sipas tij cënon dispozita konkrete të Kushtetutës si dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Në fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve, ministrja Elisa Spiropali e kundërshtoi me argumenta ligjore kthimin nga Presidenti të këtij ligji.

“Presidenti nuk ka identifikuar apo analizuar asnjë normë konkrete të ligjit, që të bjerë në kundërshtim me parashikimet e Kodit.”-theksoi Spiropali.

Ministrja tha ndër të tjera se veprimi i Metës është një rutinë konstante për çdo projektligj që përcillet për dekretim. Ajo gjithashtu tha se “… të gjitha pretendimet dhe arsyet e kthimit te Ligjit nga Presidenti, janë te pabazuara, te pa argumentuara dhe provuara me mosperputhje konkrete kushtetuese apo ligjore, ndaj dhe ju ftoj te votojmë kundër këtij Dekreti, per nje ligj eshte ligji i Qytetareve dhe per Qyetetaret.”

Pjesë nga fjala:

Jemi këtu sot per te diskutuar serish per Projekt Ligjin per Bashkeqeverisjen, i cili u vendos te kthehej nga Presidenti, tashme nje rutine konstante per cdo projektligj qe përcillet per dekretim.

…Dëgjova me vëmendje Keshilltarin e derguar nga Presidenca, dhe nga ajo qe konstatoj eshte se arsyet e kthimit sipas Presidentit, ne menyre te përmbledhur, janë:

1. Cenimi i dispozitave të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, duke cenuar parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

2. Mbivendosja me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

3. Ligji bie ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.

4. Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Po e nis nga pika e fundit, duke rikujtuar se se pari projektligji i është nënshtruar njoftimit për konsultimin publik, nëpërmjet lajmërimit publik të kryer pranë Kryeministrisë (si institucioni i përfshirë në hartimin e aktit), lajmërim i cili është shpallur në rrugë elektronike në linkun e mëposhtëm: https://kryeministria.al/newsroom/njoftim-per-zhvillimin-e-konsultimit-publik-me-grupet-e-interesit-lidhur-me-projektligjin-per-bashkeqeverisjen/.

Nga verifikimi i linkut të mësipërm, evidentohet qartë se lajmërimi publik është kryer në respektim të përcaktimeve të nenit 11 të ligjit nr. 146/2014, si dhe përman elementet e domosdoshëm të parashikuara nga neni 13 i të njëjtit ligj (arsyet e konsultimit publik, afatin e tij, mënyrën e vendin paraqitjes së vërejtjeve/rekomandimeve, adresën e kontaktit të koordinatorit). Gjithashtu, duhet sqaruar se përgjatë gjithë afatit 20 ditor të konsultimit publik, sipas nenit 15 të ligjit të sipërpërmendur, nuk janë paraqitur vërejtje apo sugjerime nga subjekte të interesuar për projektligjin.

Po ashtu, Projektligji “Për bashkëqeverisjen” eshte depozituar ne Kuvendin e Shqiperise më date 20.09.2021 dhe eshte publikuar menjëherë ne faqen zyrtare te institucionit., duke i dhene mundësi dhe kohe cdo te interesuari per t’u njohur me tekstin e projektligjit dhe relacionin shoqërues te tij, me qellim qe te kenë mundësi per te shprehur opinionet dhe vërejtjet e tyre përpara shqyrtimit ne komision.

Kanë paraqitur komente dhe sugjerime, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (ne vijim KSHH) dhe ICC Albania. Të gjitha komentet e ardhura u trajtuan në tryezat teknike të grupit të punës (datë 19 dhe 22 Nëntor) ku morën pjesë përvec relatores disa anëtarë të komisionit te ligjeve, stafi mbështetës i Kuvendit, si dhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave duke dhënë sqarimet përkatëse. Në njërën nga mbledhjet teknike morën pjesë dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian me të cilët u bënë diskutime në nivelin parimor të projektligjit.

Mbi pretendimin se përcaktimet e këtij projekt ligji te miratuar me shumicë të thjeshtë, jo vetëm mbivendosen, por edhe shkelin dhe nuk janë aspak në harmoni me përcaktimet e Kodit të Procedurave Administrative sjell ne vëmendje se në parashtrimin e kësaj arsyeje, nuk është argumentuar në mënyrë konkrete se ku qendron përplasja e normave dhe cilat janë dispozitat dispozitat konkrete të ligjit nr. 107/2021 që bien në kundërshti me dispozitat specifike të Kodit të Procedurave Administrative.

Presidenti ka argumentuar vetëm se ka përsëritje të parimeve të parashikuara në Kod. Përsëritja e parashikimeve të Kodit për sa u përket parimeve nuk është mosrespektim i tij, përkundrazi pasqyron koherencën dhe përputhshmërinë e ligjit me parashikimet e tij (Kodit). Eshtë mëse e zakonshme ne rendin juridik që dispozitat e përgjithshme të parimeve të jenë të ngjashme apo edhe të njëjta në tekste ligjore të ndryshme, ndaj dhe perseritja nuk përbën përplasje juridike pasi këto norma e parime nuk janë ne kundershtim por ne mbeshtetjte te njëra tjetrës.

Nga ana tjetër, Presidenti nuk ka identifikuar apo analizuar asnjë normë konkrete të ligjit, që të bjerë në kundërshtim me parashikimet e Kodit.

Eshtë e rëndësishme të theksojmë se edhe argumenti i Presidentit sipas të cilit ka mbivendosje të parashikimeve dhe se ky ligj i zakonshëm (i miratuar me shumicë të thjeshtë) nuk mund të normojë cështje që janë objekt rregullimi të një Kodi, është një argument i pabaze dhe që shtrembëron/keqpasqyron objektin e rregullimit të ligjit.

Ligji nuk merr përsipër në asnjë dispozitë të tij të zëvendësojë apo të suprimojë parashikimet e Kodit për cështjet që janë objekt ekskluziv i rregullimit të tij. Mekanizmat e parashikuara në kete ligj janë komplementare dhe alternative, jo zëvendësuese të instituteve të sanksionuara nga Kodi – fakt ky është argumentuar gjerësisht në relacionin shoqërues të projektligjit.

Pra, në përmbledhje të sa më sipër ne Ligj nuk ka as kundërshti as mbivendosje me parashikimet e Kodit dhe për rrjedhojë nuk cëohen as parimet dhe dispozitat kushtetuese të përmendura prej Presidentit.

3. Sa i takon pretendimit se ligji “Për bashkëqeverisjen” bie haptazi ndesh me ligjin “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, vlerësojmë se ligji nuk bie ndesh me ligjin “Për ndërmjetësin” dhe nuk cënon rolin e ndërmjetësit privat të licensuar. Kjo për arsye se ligji nuk trajton statusin, të drejtat apo detyrimet, e ndërmjetësve të licensuar sipas ligjit 10385/2011. Gjithashtu gjejmë rastin të theksojmë se ndërmjetësit e licensuar, zhvillojnë tipikisht ndërmjetësim të mosmarrëveshjeve civile, duke përfshirë këtu edhe ato të natyrës tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe në raste specifike parashikohet edhe ndërmjetësimi në fushën penale. Parashikimet e ligjit nuk pengojnë apo ndërhyjnë në asnjë rast tek mundësia e ndërmjetësve të licensuar për të zhvilluar ndërmjetësimin edhe për mosmarrëveshjet administrative.

4. Sa i takon kundershtimit te Presidentit, sipas te cilit parashikimet në ligj tejkalojnë objektin dhe qëllimin e tij, mbi përpjekjet për të ligjëruar sistemin SQDNE (Sistemi i Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik), ju sqaroj se rëndësia që ai paraqet për këtë nismë është e një natyre teknike procedurale, duke sanksionuar unifikimin e rrugës dhe mënyrës së qarkullimit të dokumenteve ndërmjet institucioneve, në format elektronik, si një aspekt i rëndësishëm i vepritarisë së tyre dhe si një element që monitorohet prej Agjencisë. Për sa i përket cështjes së “ligjërimit të sistemit ekzistues” , sqarojmë se nëse do të ishte vetëm për këtë arsye atëherë do të ishte krejtësisht e panevojshme që të përfshihej ky rregullim në tekstin e ligjit, pasi sistemi është i legjitimuar dhe procedurat e lidhura me të rregullohen mbi bazën e një Vendimi të Këshillit të Minsitrave, në përputje me legjislacionin në fuqi.