Dëshira e madhe e Barcelonës më në krye Xavi Hernandez është që gjatë merkatos së janarit të arrijnë të transferojnë Feran Torres në “Camp Nou”.

Këtë dëshira ka edhe vetë lojtari që dëshiron të bashkohet me katalanasit, dhe një arritje personale e marrëveshjes ekziston mes palëve, por problem mbetet paga e lartë e kartonit të futbollistit, dhe Manchester City nuk ka ndërmend ta largojë lojtarin më një pagë të ulët.

Pep Guardiola i vënë në dijeni të situatës ka dhënë edhe mendimin e tij për një largim të mundshëm të lojtarin në La Liga.

“Kur ne kërkojmë një futbollist, na kërkojnë shumë më tepër para, sepse ne jemi Manchester City. Kjo ndodh për shkak të mjedisit që na rrethon dhe gjithë kësaj… Dhe nëse ka klube që duan ndonjë nga lojtarët tanë, sigurisht që nuk do ta lejojmë të shkojë falas. Duhet të ketë një negociatë, një marrëveshje mes klubeve dhe më pas do të shohim”, theksoi Guardiola.

“U kam thënë gjithmonë lojtarëve të mi, veçanërisht vitin e kaluar, pas katër sezoneve së bashku, ju lutem mos qëndroni këtu nëse nuk dëshironi. Bëjeni për veten tuaj dhe për klubin. Nuk ka kuptim. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të lidhur në një klub me një kontratë në vend që të jeni aty ku dëshironi më shumë”, përfundoi tekniku i Cityt.