Humbjet marramendëse prej 481 milionë eurosh të regjistruara nga klubi ka shtyrë drejtuesit që të mos bëjë shpenzime të kota për kampionë që mund t’i lejojnë vetes gjithçka dhe t’i investojë të ardhurat e pakta për të reduktuar borxhin dhe për ndonjë operacion të domosdoshëm në merkaton e janarit.

Kjo është ajo që ka shkruar AS, duke kujtuar se edhe vitin e kaluar Babagjyshi i Krishtlindjes nuk ka ndaluar në Camp Nou, për shkak të largimit të presidentit Josep bartomeu, i zëvendësuar në fillim të vitit nga Joan Laporta.

Ai boshllëk u mbush në atë kohë nga Antoine Griezmann, i cili u ka bërë dhuratë shokëve të skuadrës një portofol të një frime luksoze franceze, por sulmuesi është kthyer tek Atletico, Messi ka shkuar në Paris dhe në skuadër nuk ka mbetur asnjë me bujarinë e tij.