Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Balla turin e takimeve e ka nisur me një takim vëllazëror me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Në Kuvendin e Kosovës zhvilluam një takim vëllazëror me kryetarin Glauk Konjufca”, u shpreh Balla.

Sipas axhendës së takimeve të Ballës në Kosovë, ai do të ketë takim edhe me kryetarin e PDK–së, Memli Krasniqi, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Balla gjithashtu do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu, Balla do të ketë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.