Herë në Madrid, herë në Tottenham, sërish në Madrid dhe prapë mund të përfundojë në Tottenham.

Antonio Conte e pëlqen sulmuesin uellsian me të cilin beson se mund të gjejë një gjuhë të përbashkët për ta rikthyer në formën më të mirë.

Sipas Fichajes, Bale mund të kthehet në Tottenham vitin tjetër.

Ai është në vitin e fundit të kontratës dhe në qershor do të jetë transferim i lirë.

Conte beson se me pak përkushtim, Bale ka ende për të dhënë në fushë.