Nedim Bajrami, mesfushori i Empolit dhe kombëtares shqiptare tregon sekretet e tij në një intervistë për Gazzeta Dello Sport. Që nga fillimet e tij në Zvicër, te modeli që ka dashur të ndjekë gjithmonë në karrierë, për ta mbyllur me zgjedhjen për të luajtur me kombëtaren shqiptare.

“Ia dola ta merrja numrin 10. Në Zvicër kur isha fëmijë e fillova me 30. Më pas tek Empoli kalova te numri 11, tani kam marrë 10-shin, që është numri im i preferuar”, deklaroi fillimisht Bajrami.

“Trekuartisti është roli im i preferuar, por kam luajtur edhe mesfushorin e majtë në 4-3-3 në Zvicër. Godas me të djathtën, por përpiqem të përdor edhe këmbën e majtë”.

“Zinedine Zidane ka qenë modeli im gjithmonë. Më pëlqente shumë kur isha në akademinë e të rinjve. Ai është padyshim modeli im që duhet ndjekur”.

Përse Nedim Bajrami vendoste të luante për Shqipërinë? “Kam arsyetuar me zemër, më kanë thirrur dhe nuk kam menduar dy herë”, thekson në fund mesfushori i Empolit dhe kombëtares kuqezi.