Mohamed Salah është lojtari më vendimtar në ligat kryesore evropiane. Ylli egjiptian i Liverpulit është futbollisti i cili ka marrë pjesë direkt në më shumë aksione goli në këtë edicion, duke shënuar vetë, apo duke dhënë asiste për shokët e skuadrës.

Rezulton se Salah ka shënuar 15 gola dhe dhënë 9 asiste, duke marrë vendin e parë në këtë renditje dhe lënë pas një tjetër emër shumë të njohur si Karim Benzema, kontributi i të cilit mes golave dhe asisteve çon në shifrën 22.

Ndërsa podiumin e plotëson Lewandowski me 20 gola. Polaku ka shënuar më shumë se kushdo në Evropë, por ka dhënë vetëm dy asiste. Më pas vijnë Thomas Muller e Dusan Vlahovic, të cilët janë të ndalur në kuotën 18, të ndjekur nga Haaland, Schick e Mbappe që janë në shifrën 17 mes golave dhe asisteve.

E habitshme pasi në top 10 nuk është asnjë futbollist i Manchester Cityt, që ka shënuar 50 gola deri më tani, i dyti pas Bayern Munchen me 56.