Një armiqësi ka lindur tashmë mes Arjolës dhe Donaldit.

Teksa kanë diskutuar për marëdhënien e tyre gjatë spektaklit nuk kanë munguar as epitetet, akuzat dhe debatet mes kësaj dysheje.

Sigurisht që edhe opinionistët nuk nguruan ta komentonin këtë raport.

Ka qenë Arbër Hajdari i cili ka treguar se sipas tij një nga konkurentet më të forta në shtëpi është Beniada Nishani.

‘’Në shtëpi ka aq shumë debate, mes Ilirit dhe Donaldit është krijuar një raport kaq i tensionuar saqë mendoj se konkurentja më e fortë është Beniada. Është aq pozitive dhe sot mendoj se njerëzit aq kanë nevojë, për paqe dhe dashuri’’,- tha ai.

Rikujtojmë se Beniada radhën e kaluar u surprizua.Ajo ka treguar për vendimin e vështirë të prindërve të saj dhe për vështirësitë e mëdha social-psikologjike që pasuan pas këtij ndryshimi.

’Të gjithë emigruan dhe kështu vendosën edhe prindërit e mi. Kemi jetuar për disa ditë poshtë një peme. Ishte shumë e vështirë të siguronim para dhe unë nuk kisha as kukulla dhe as rroba të vishja. Babi nisi punë në një resorant dhe merrte ushqimet që ngelnin për të na ushqyer ne. Kukulla për herë të parë mora nga kisha’’,- tha ajo mes lotëve.

Gjithashtu Beniada nuk nguroi që të ndalej edhe tek vështirësia për t’ja dalë në botën e komplikuar të modelingut dhe te momenti kur operoi gjoksin e saj.