04 Dhjetor- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar një video me apelin e grave shtatzëna për vaksinimin sa më parë ndaj COVID-19.

Në mesazhin e tyre ato theksojnë që nëpërmjet vaksinimit mbrojnë veten e tyre dhe bebet gjithashtu.

Mesazhet e grave shtatzëna:

“Besoj se po ta kisha bërë vaksinën do kishin rrjedhur gjerat siç duhet dhe unë nuk do kisha përfunduar në këtë situatë që jam tani.”

“COVID nuk duhet të jetë shqetësim gjatë shtatzënisë derisa kemi vaksinën. Kjo është doza e tretë sepse mendoj që kjo është faza më e mirë për të bërë një dozë të tretë. Dy dozat e para i kam bërë para shtatzënisë.”

“Mendoj që fëmija rrezikon dhe ne rrezikohemi. Duhet patjetër të vaksinohen sidomos gratë shtatzëna.”