Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takimin e parë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto, ambasada amerikane thekson se ambasadorja Kim ka biseduar me ministren Muzhaqi mbi punën e Ministrisë së re dhe planet për nisma e projekte për të rinjtë.

“Foto e Ditës | Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua për herë të parë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi javën e kaluar. Ato biseduan mbi punën e Ministrisë së re dhe planet për nisma e projekte për të rinjtë. Ambasadorja dhe Ministrja diskutuan edhe mbi rëndësinë e fuqizimit të rinisë shqiptare dhe pjesmarrjen e tyre në çështjet kryesore brenda komuniteteve dhe shkollave të tyre”, shkruan ambasada.