Tashmë që janë deklaruar për njëri-tjetrin, Alvisa dhe Bashkimi kanë më shumë kohë së bashku.

Këtë herë, konkurrentja vendosi ta çojë Bashkimin në qytetin e saj të lindjes, në Vlorë dhe t’i tregojë disa nga rrugët dhe vendet që ka frekuentuar që kur ishte fëmijë.

Për Bashkimin kjo ishte hera e parë që viziton qytetin bregdetar. Përveç disa kritikave dhe komenteve jopozitive që djali nga Kosovë tregoi se i dëgjoi nga vlonjatët dhe nuk i pëlqyen, vetë qyteti iu duk i bukur.

Në sheshin e Flamurit dhe më pas një xhiro buzë detit, Alvisa i tregoi Bashkimit për fëmijërinë e saj. “Kam qenë një vajzë shumë e urtë, e turpshme. Prindërit më kanë futur në sport që të forcohesha dhe sot jam shumë më ndryshe”.

Ajo nuk kurseu as komplimentet për të, ndërsa krahasoi sytë e tij me detin.

Jashtë studios, të dy thonë se ndihen më mirë, veçanërisht për faktin se, siç thonë, në program ka shumë energji negative, duke iu referuar kështu konkurrentëve të tjerë.