Nën-kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibaj e quajti moment histori kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike për zgjidhjen e dualizmit në lidershipin e partisë dhe raportin me SHBA-në. Përpara delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve, Alibeaj e quajti përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha si “heqje barre” për të gjithë demokratët. Këtë kuvend, Alibeaj e vlerësoi për konfirmimin e përbetimit ndaj SHBA-së si aleat i madh i selisë blu.

“Kemi një ndjesi çlirimi, e kemi mbajtur gjithmonë në opozitë. Fakti që nuk kemi mundur sepse kemi qenë bujarë dhe besnikë për të treguar të vërtetën dhe për ta parë në sy. Sot po, e ndiej këtë lloj çlirimi, që 31 vite më pas, me 3 data. 9 shtatori krijoi këtë proces, ky proces duhej të zgjaste më tepër. Ai kalvar i kaluar para një dileme ë madhe, ishte një dilemë morale për të gjithë ne, nga kryetari deri te demokrati më i largët, më i ri.

Ky ka qenë testi moral: të shikojmë nga e kaluara apo nga e ardhmja. U tronditëm nga vendimi I DASH, ishim në lëngatë e madhe të padrejtësisë për vjedhjen e votave. Aty duhet të dali shpirti i së vërtetës, maturisë, . Lum kush e kaloi me fisnikëri këtë test moral. Dielli do të lindë përsëri. Do të shënojë shumë në karrierën politike qëndrimi që ka mbajtur secili prej nesh në këtë test moral. Zgjidhi shumë dilema: pro-amerikanizmin dhe dualizmin. Rifreskuam përbetimet morale ndaj aleatit tonë, jo si interes pragmatist ndaj amerikanëve. Të qenit të aftë për të parë të shkuarën të shkurtër 8 vjeçare. Si mund të fitonim me dualizmin që e kishim deri në dejet tona?! Nuk e shprehëm sepse mendonim se do t’u bënim dëm demokratëve. Kemi kryetarin tonë edhe liderin historik. Duhet stomak I fortë që të mos turbullohet baza duke patur gjithë këtë ngarkesë. Ishte 2013 ajo që ndodhi dhe zgjati prej 8 vitesh. E kemi patur në kurriz, ta pranojmë. Sot e zgjidhëm.

Një parti duhet të ketë një linjë, një drejtues, një drejtues që mban përgjegjësi. Nuk ka më alibi justifikim për Bashën, kryesinë këtej e tutje. E kam thënë në parlament, e thashë dhe në Kuvendin e kaluar, e kam përshtypje. Nëse ky tranzicion ynë zgjati kaq shumë, që në start nuk u bë i plotë, ishte mision i mbetur. Po përmbyllim gjysmën tjetër tij. E hoqëm këtë barrë. Elitat do të qarkullojnë, sot në 18 dhjetor 2021 keni bërë diçka që mbeti në mes në 1990. S’kemi më barrë. Tashmë kemi sfidën nga sot për të gjithë”, u shpreh n/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.