Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se deri në vjeshtën e vitit 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj ishte i pranishëm në Kombinat, Tiranë, në përurimin e shkollës dhe kopshtit “Lasgush Poradeci”, e cila do t’u shërbejë 1200 nxënësve dhe 120 fëmijëve me kushte dhe ambiente më të mira mësimdhënieje.

“Çdo shkollë që ne ndërtojmë është një shtyllë e fortë në të ardhmen e vendit, një shtyllë e fortë në shtratin e dijes për Shqipërinë 2030. Sot kemi 60 shkolla të përfunduara dhe janë në përfundim e sipër edhe 168 shkolla të tjera.

Ahmetaj theksoi se deri në vjeshtën e vitit 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit të 26 nëntorit 2019

“Ne po ndërtojmë 11 mijë apartamente dhe 4500 shtëpi individuale. Deri sot kanë hyrë në shtëpitë e reja të rindërtuara më të forta dhe më modern 1500 familje dhe deri në fund të vitit do të futen edhe 1200 familje të tjera. Deri në vjeshtën e vitit 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit të 26 nëntorit 2019”, deklaroi Ahmetaj.