Ish kryeministri sali Berisha deklaron se nuk ka frike ndaj nje arrestimi te mundshem, pasi ka qendruar gjithmone ne vendin e tij dhe asnjehere nuk ka shkelur ligjin.

Aulon Kalaja: Prej dy javësh tashmë në banaqe televizive qarkullojnë fjalë se mund t’ju arrestojnë. A keni frikë ju nga një arrestim i mundshëm?

Ish kryeministri Sali Berisha: Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë.