Vijon rindëtimi i kopshtit dhe shkollës nga programi i Kombeve të bashkuara për Zhvillim në Shijak. Nga të dy objektet arsimore do të përfitojnë drejtpërdrejtë 340 fëmijë dhe 18 mësues.

Postimi i plotë:

Si një prej bashkive më të prekura nga tërmeti i 26 nëntori­t, 2019, edhe në ? #Shijak vijon intensivisht puna për ri­ndërtimin e dy objek­teve arsimore të dëm­tuara nga tërmeti: (i) Kopshtit Nr. 2 në qytet; dhe (ii) sh­kollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Rilindja” në Sallmone, pas përfundimit të të cil­ëve, ? 340 fëmijë dhe 18 mësues do të jenë për­fituesit e drejtpër­drejtë të hapësirave moderne dhe me stan­darde të larta evropiane ??.?
Të gjitha këto obje­kte po rindërtohen sipas dy qasjeve krye­sore: #RindërtojmëMëMirë dhe #RindërtojmëSëBashku.
? Respektimi i kriter­eve të sigurisë tekn­ike dhe shëndetit në punë është gjithas­htu parim shumë i rë­ndësishëm i programi­t. Për këtë arsye, ekspertët trajnojnë dhe monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme punonjësit dhe kont­raktorët për rregul­lat e standardet që duhet të zbatojnë në vendin e punës. Tra­jnimi i radhës u kr­ye në dy kantieret e mësipërme.
Programi #EU4Schools financohet nga Bas­hkimi Evropian ?? dhe zbatohet nga UN­DP Albania, nëpërmj­et të cilit 24.000 fëmijë, nxënës e mësues përfitojnë direkt nga rindërtimi apo riparimi i 63 objek­teve arsimore në 11 bashkitë më të preku­ra nga tërmeti shka­tërrues.
#RindërtojmëSëBashku dhe #RindërtojmëMëMirë shkollat e së ardhm­es! ?
European Union in Albania