Asteroidi Chiron, i njohur gjithashtu si Luftëtari i Plagosur, sapo është kthyer në Retrograd dhe po kalon tek Dashi tani.

Kjo do të thotë se disa shenja të cilave u është thyer zemra, do t`u shërohet. Si fillim Dashit.

Dashi-Çështjet e zemrës, kur ajo thyhet, nuk janë aspak argëtuese. Ju jeni një person kaq pasionant dhe i përkushtuar sa lidheni shumë me njerëzit. Kjo e bën më intensive dhe të vështirë përballimin kur dikush të thyen zemrën. Shumë shpejt mund të ndiheni përsëri si vetvetja juaj e vjetër. Nxirreni dhimbjen jashtë dhe lëreni veten të shërohet.

Luani-Sa e madhe është zemra jote Luan, aq e madhe bëhet dhimbja. Ju do ndiheni keq. Bëheni edhe më të ndjeshëm kur keni besim. Ia keni dhënë atë besim dikujt nga e kaluara juaj, dhe e shkatërruan atë, duke ju lënë zemërthyer. Ajo që keni duruar nuk është shëruar kurrë, kryesisht sepse nuk e keni lejuar. Ju vazhdoni të vuani si për të treguar besnikëri ndaj dikujt që iu ka thyer zemrën. Nuk ka kuptim më kjo gjë. Do ta kuptoni këto ditë.

Ujori-Do kuptoni që është e kot të rrish me mendje mbrapa. Thjesht nuk ju bën mirë, veçanërisht sepse e dini thellë në zemrën tuaj se këta njerëz nuk po mendojnë fare për ju, kështu që…pse të shqetësoheni? Diçka e re do shfaqet në horizont për ju. Hapjani zemren, përse jo?