I keni parasysh ata nxënësit që i njeh gjithë shkolla? Janë ata që duken si më interesantë në sytë e bashkëmoshatarëve, që i njohin ata të klasave më poshtë e më lart dhe ata që s`ka mësues që s`ua mban mend emrin. Jo domosdoshmërisht janë nxënës të mirë, ama janë karizmatikë mjaftueshëm. Zakonisht këta njerëz u përkasin këtyre tre shenjave të horoskopit:

Luani-Luanët janë mbretërit dhe mbretëreshat e botës. Ata janë karizmatikë. Njerëzit kënaqen në shoqërinë e tyre dhe është humori dhe zgjuarsia e tyre bie në sy për shumë njerëz. Ata janë të pëlqyer nga të gjithë dhe kjo është arsyeja pse janë ndër njerëzit më të kërkuar në shkollë. Përsosmëria e tyre i bën ata më interesantë për t’u shoqëruar.

Peshqit-Peshqit gjithashtu janë të dashur nga të gjithë. Ka të ngjarë të jenë edhe nxënës të mirë. Kanë ëndrra të mëdha dhe frymëzojnë. Me qasjen e tyre ndaj jetës dhe natyrën e tyre i tërheqin njerëzit drejt vetes. E ruajnë këtë personalitet dhe veti gjatë gjithë jetës.

Gaforrja-Një Gaforre shfaqet si heroi ose heroina e shkollës. Janë nxënësit idealë për mësuesit. Janë të disiplinuar dhe intelektualë. Marrin angazhime vetëm për t’i përmbushur ato dhe janë gjithmonë në përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë më të njohur. Gjatë gjithë jetës luftojnë për sukses dhe famë.