2022-shi është viti i Tigrit në horoskopin kinez dhe yjet janë gati të na zbulojnë se çfarë do të ndodhë për një shenjë zodiakale në veçanti sipas këtij kalendari.

Në vitin e Tigrit, drita e yjeve do të projektohet mbi shenjën zodiakale të Dashit. Kjo shenjë e zodiakut do të përjetojë ndryshime të mëdha dhe do të jetë gati për të pritur surpriza të ndryshme. Do të jetojë një periudhë që s’e ka jetuar më parë.

Dashi është një shenjë impulsive, e vendosur dhe dinamike. Ka shumë ambicie, veçanërisht në fushën e karrierës. Tenton të bjerë lehtë në dashuri, por po aq lehtë i largohet dashurisë. Për të, edhe në këtë aspekt shumë gjëra do të ndryshojnë.

Të lindurit e kësaj shenje do të mund të krijojnë një lidhje jetëgjatë dhe të qëndrueshme, por fillimisht do të duhet të gjejnë personin e duhur për të pasur pranë. Nëse janë me fat, do të përjetojnë emocione të forta pranë tij. Kjo marrëdhënie e re do të kthejë përmbys jetën e tyre.

Megjithatë, në punë do t’ju duhet të lodhen shumë për të marrë atë që duan, por për fat yjet do të jenë në anën e tyre. Dikush do të ketë mundësinë të ngjitet lart në karrierë, të tjerët do të marrin një ofertë pune që nuk e kanë pritur kurrë. Një projekt do të përmbyllet deri në fund.

Beqarët e kësaj shenje do të dëfrehen shumë, sidomos në verë. Përveç njohjeve të reja, do të përjetojnë emocione të mëdha. Disa do të lidhen me një person përgjithmonë, të tjerët do të vazhdojnë të jenë vetëm, por gjithmonë në shoqëri të mirë. Do të duhet të llogarisin disa miq më pak, por më mirë pak e saktë. Ne e dimë sa i sinqertë është Dashi në miqësi dhe pikërisht në vitin e Tigrit ai do të kuptojë se do të duhet të heqë dorë nga disa njerëz që nuk kanë qenë kurrë të sinqertë me të.