Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Nicolo Barella.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare në Twitter.

Barela do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit zikaltër edhe për 5 vite të tjera, sepse mesfushori ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2026. Nga ky rinovim mesfushori Barela do të përfitojë 4.5 milion euro në sezon, teksa aktualisht e ka 2.4 milion.