Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka dhënë disa këshilla sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, rrugën që ai duhet të ndjekë për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Sipas suedezit, Kylian Mbappe, duhet të përmirësojë lojën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Këtë sezon, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat, përfshirë finalen e UEFA Nations League, kur shënoi golin e fitores për Francën.

Mbappe, 22 vjeç, gjithashtu është nominuar për Topin e Artë të vitit 2021, por Ibrahimovic beson se ai duhet ende të përmirësohet.

“Unë e dua Mbappe, por ai nuk po bën mjaftueshëm”, tha Ibrahimovic për Telefoot.

“Ai mund të bëhet kaq i mirë nëse mëson të lëndojë veten. Ai duhet të shijojë gjakun, të ecë në zjarr”.

“Rrethoni veten me njerëz që ju thonë se nuk jeni mjaftueshëm i mirë dhe do të bëheni më të mirët”, përfundoi Ibra. G.D