Revista e njohur e biznesit sportiv “sportico.com”, ka zbuluar listën e 25 sportistëve më të paguar në historinë e sportit. Në këtë listë janë mjaft sportistë që kanë dalë në pension, por edhe nga ata që janë ende aktivë.

Në krye të listës ndodhet basketbollisti Michael Jordan, me 2.62 miliardë dollarë të arkëtuara. Ai pasohet në këtë renditje nga tri sportistë të golfit, Tiger |Woods, Arnold Palmer e Jack Nicklaus, çka treogn për shumat marramendëse që ofron ky sport.

I pari nga futbollistët është Cristiano Ronaldo (i pesti), që ka lënë pas Lionel Messi (i teti). Në vendin e nëntë ndodhet Michael Schumacher, ish-piloti i Formula 1, ndërsa i dhjeti është tenisti zviceran Roger Federer. Në “top-10” janë edhe boksieri Floyd Mayweather e basketbollisti LeBron James.

“Top-10” më të paguarit

1-Michael Jordan (basketboll), 2.62 mld $

2-Tiger Woods (golf), 2.1 mld $

3-Arnold Palmer (golf), 1.5 mld $

4-Jack Nicklaus (gold, 1.38 mld $

5-Cristiano Ronaldo (futboll)1.24 mld $

6-Floyd Mayweather (boks), 1.2 mld $

7-LeBron James (basketboll), 1.17 mld $

8-Lionel Messi (futboll), 1.14 mld $

9-Michael Schumacher (Formula 1), 1.13 mld $

10-Roger Federer (tenis), 1.12 mld $