Sali Berisha prezantoi disa ditë më parë si zëdhënëse të tij, Floriana Garon. Ish-prezantuesja e motit ishte zëdhënëse e Lulzim Bashës gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

E pyetur se si e ka pritur familja e saj zgjedhjen në këtë post, Floriana ka treguar se e vetmja që nuk ka qenë dakord ka qenë vjehrra e saj, kurse pjesa tjetër e familjes e ka mbështetur.

“Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet.

Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Prindërit e mi më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ” bravo të qoftë”, është shprehur Floriana.