Marco Verratti detyrohet të ndalojë sërish. Mesfushori i PSG-së dhe kombëtares italiane pësoi një dëmtim të “kuadriceps”, i cili, siç raportohet nga “L’Équipe”, do ta detyrojë atë të ndalojë për të paktën tri javë. Kjo është arsyeja pse lojtari nuk doli në fushë në ndeshjen e Champions League ndaj Manchester City.

Testet e kryera të enjten zbuluan këtë problem, për të cilin kërkohet një periudhë pushimi përpara se të merret në konsideratë rikthimi në ndeshje. Një problem i madh për trajnerin Pochettino, i cili rrezikon të humbasë edhe Ander Herrera një muaj për shkak të një dëmtimi në muskul.