Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur një foto me zv/ Kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazovic për të uruar 109-vjetorin e Pavarësisë.
“Fundi i vizitës në Malin e Zi me vllain tim Dritan Abazovic, i cili sherben si zv. KM i vendit fqinj në një nga momentet më sfiduese ku lipset pjekuri e mençuri për vendime të vështira! E meqë na ndajnë pak orë nga Dita e Flamurit, unë e Dritani ju urojmë GËZUAR FESTËN”,shkruan Veliaj.