Për të kryer dozën e tretë anti-covid do të prisni njoftimin nga mjeku i familjes. Në qendrat shëndetësore kanë mbërritur urdhëzimet për këtë proces, ndërsa po përpunohen listat për personat që plotësojnë kriteret.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqaron se personat mbi 60 vjeç që nuk kanë probleme shëndetësore, dozën përforcuese do ta marrin pas 6 muajsh nga e dyta. Ndërsa të vaksinuarit me kinezen Coronavac që kanë probleme shëndetësore, do ta kryejnë me herët dozën e tretë.

Bino shtoi se doza e tretë mund të jetë vijim i dy të parave ose kombinim vaksinash. Por sipas studimeve të deritanishme, të vaksinuarit me Astazeneca nuk mund te marrin një dozë të tretë të vaksinës ruse dhe anasjelltas. Por është e nevojshme matja e antitrupave para kryerjes së dozës së tretë?

Bino deklaron se prioritet është rritja e mbulesës vaksinale me 1 dhe 2 doza, për të arritur në 80% të popullsisë, nga 40 % që jemi aktualisht. Ndërkohë nga 1 nëntori vaksinën anti-Covid do ta marrin edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese. Dozat dhe protokolli për këto grupmosha është si për të rriturit.