Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të mëtejshme në lidhje me projektin e diskutueshëm i gazsjellësit gjermano-rus ”Nord Stream 2”, deklaroi  Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas një raport të DASH, të dorëzuar në Kongresin e SHBA, listohen dy anije dhe një ent të lidhur me Rusinë, të përfshira në gazsjellësin ”Nord Stream 2”.

Administrata Biden ka sanksionuar tetë persona dhe ka identifikuar 17 anije të cilat i shërbenin projektit të gazsjellësit.

“Edhe pse administrata vazhdon të kundërshtojë gazsjellësin ‘Nord Stream 2’, duke përfshirë edhe sanksionet tona, ne vazhdojmë të punojmë me Gjermaninë dhe aleatët dhe partnerët e tjerë për të reduktuar rreziqet e paraqitura nga gazsjellësi për Ukrainën dhe vendet e vijës së parë të NATO-s dhe BE-së”, theksoi kreu i DASH, Antony Blinken.

Kritikët e shohin gazsjellësin si një projekt gjeopolitik rus që rrezikon sigurinë energjetike të Evropës.

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, kritikoi planet e SHBA për sanksione të reja.

”Përpjekjet e Uashingtonit për të mbajtur dialogun me Moskën përmes sanksioneve janë të papranueshme dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Antonov.

SHBA mbetet shumë skeptike për gazsjellësin e përfunduar.