Mbrëmjen e djeshme Sabiani u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” si më pak i preferuari i publikut. Kjo shkaktoi shumë mërzi te banorët e tjerë që u shfaqën të gjithë të përlotur. Mirëpo, ”Vëllai i Madh” ka vendosur që ndryshe nga çdo vit më parë t’i japë mundësinë disa prej banorëve për tu rikthyer në lojë në rast eleminimi. Fati e deshi që Sabiani të ishte përfituesi i kësaj mundësie.

Këngëtari fillimisht refuzoi të kthehej në shtëpi duke u shprehur se publiku ka vendosur që ai të dalë. Mirëpo, pas insistimit të Arbanës dhe reagimit të banorëve vendosi të kthehej.

Edhe vajza e tij, Keisi Medini e cili disa ditë më parë e takoi brenda shtëpisë duke e surprizuar, ka bërë një reagim në rrjetet sociale. “Ba sot tregove shumë”, ka shkruar Keisi. Si duket ajo i referohet faktit që banorët u përlotën të gjithë për Sabianin.