Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme dhe janë bekuar me një vajzë që e kanë quajtur Marget, që në fakt është një bashkim i emrave të tyre.

Si moderatorja, ashtu edhe këngëtari kanë ndarë foton e parë me Marget, edhe pse fytyra e saj nuk duket. Ata kanë postuar një foto ku mbajnë në duart e tyre, dorën e vogël të Marget.

Në postimin e ndarë në Instagram të dy shkruajnë:

“Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI
24/11/2021”

Luana Vjollca ishte ajo që reagoi e para për lajmin e bukur dhe u shpreh mjaft e lumtur pasi u bë teze.

“Ndjesia më e mirë në botë”, shkruan ajo në një postim në Instastory.

Marina Vjollca e konfirmoi shatazëninë e saj në fund të muajit gusht, kur ndahu me ndjekësit fotot e bukura me barkun e rrumbullakosur.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.