Me kundërakuza, por edhe batuta ironie i është përgjigjur në seancë plenare kryeministri Edi Rama replikës me kreun e opozitës.

Kryeministri iu drejtua me një pyetje Bashës gjatë fjalës së tij për çështjen në hetim të njohur edhe si çështja ‘Toyta Yaris’.

“Toyota Yaris pse nuk shkon në gjykatën në Belgjikë, sa herë të kanë thirrur në gjykatë. Pse nuk ke shkuar, shko dëshmo të kanë thirrur si person në dijeni atje. E dija pra foltores këtë punë.
Pse skanerin duhet ta paguajën qytetarët? Është cështje filozofie kjo, nëse një PPP është një shërbim të cilin shteti do ta bëjë për vete, në rregull ta bëjë po pse ia faturon qytetarit. Ky është ndryshimi si i kuptojmë ne koncesionet dhe si i bëni ju partneritetet. Dializën e paguan, shteti, laboratorët nuk i paguan qytetari po shteti. Nuk shkojnë te oligarkët shkojnë për të shlyer investimin. Po të bësh një shërbim që ti ke nevojë të kontrollosh maune e t’ja vësh në faturim bizneseve, kjo është grabitje. Me c’dëgjova unë tani gjendja është e rëndë shumë. Ka rënë gardhi i vetëpërmbatjes është shfenuar goja, si të në ka kishte ardh këtu ai tjetri po ai është origjinali.

Sa për besimin.. po kujt i besojnë shqiptarët Luzlim. Sa nga këta që ke rrotur të besojnë ty, sa? Bëj një reflektim shikoi mirë. Ty s’të beson gjysma e këtyre që janë këtu kur flet e pretendon se të beson Shqipëria dhe ca forca të errëta që janë vënë mes teje dhe të ardhmes edhe na kanë vënë ne këtu që të mbajmë errësirën kurse ti komisari i dritës po përpëlitesh këtu që ti sjellësh dritë Shqipërisë. O Lulzim mbahu mër burr mbahu. Mbahu se për burrat janë të gjitha. Mbahu mos e lësho veten kështu se u bërë komplet … mbahu tani mbahu,” – u shpreh Rama.