Sonte, në Paris, do të mbahet ceremonia që do të zyrtarizojë fituesin e “Topit të Artë”. Fansat e yllit argjentinas janë të bindur se ky i fundit do ta fitojë këtë cmim për herë të shtatë në karrierën e tij.

“Ai ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në botë, në mos më i miri. I uroj më të mirat”, – ka pranuar 35-vjeçari. Megjithatë, ka edhe nga ata që janë të zhgënjyer nga zgjedhja për të nominuar edhe një herë Messin si futbollistin më të fortë të vitit.

Ky është rasti i Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i OM, Bayern Munich dhe Milan, ndër të tjera, fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991: “Ai nuk ka luajtur prej pesë muajsh, pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Qysh kur fitoi Kupën e Amerikës, çfarë ka bërë Messi te PSG? Ai shënoi një gol në Ligue 1 dhe tre gola në Champions LeagueNuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit nuk e meriton. Zgjedhja e Messit në vitin 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të “Topit të Artë”, sepse do të thoshte që nuk iu jepet më mundësi lojtarëve të tjerë të nivelit të lartë për të fituar trofeun. Dhe ju e dini sa e vështirë është të bësh mirë për një sezon të tërë, nuk është normale”.