Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 23°C. Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.