Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ishte temë e bisedës së të martës. Por ministri gjerman Heiko Maas u shpreh edhe një herë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Bashkimi Evropian duhet të vërtetojë që është i besueshëm”, tha ministri në detyrë, “dhe të fillojë konferencat qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse edhe kjo mund të ketë një efekt stabilizues në të gjithë rajonin.”

Si Maas, ashtu edhe i ngarkuari i BE-së me Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, konfirmuan se thuajse të gjitha vendet e mbështesin mbajtjen e konferencave qeveritare.

Komisioneri i zgjerimit Oliver Varheley, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim, kishte thënë të hënën paradite, se pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut shpreson për më shumë progres. Bullgaria është i vetmi shtet që vijon ta mbajë peng fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut, dhe për rrjedhojë edhe të Shqipërisë. /DW