Një takim emocionues ka ndodhur pas 25 vitesh, Damon Walker është takuar me personin që i shpëtoi jetën pas një plagosje me armë. Walker, atëherë 18 vjeç, po largohej nga një klub nate rreth orës 3 të mëngjesit pas një feste të Vitit të Ri. Ata po largoheshin me një taksi pranë Oriole Park në Camden Yards kur një makinë me disa të panjohur ndaloi, tha Walker, shkruan CNN

Disa burra filluan të sulmonin Walker. Duke shpresuar se ata do të largoheshin pas grabitjes, Walker u qëllua 3 herë me armë. Ishte i pashpresë. I shtrirë në rrugë Walker po lutej që dikush ta ndihmonte.

Franks, një student i mjekësisë në atë kohë doli menjëherë nga makina pasi dëgjoi disa të shtëna dhe pa që Walker ishte shtrirë dhe mezi po merrte frymë. Ai mendoi të merte ambulancën por kuptoi që koha ishte e pamjaftueshme, kështu që vendosi ta dërgonte në spital.

Ndërsa disa e cilësojnë Franks si një hero, por ai mendon se historia e vërtetë ka të bëjë me Walker dhe mënyrën e jashtëzakonshme që ai ka zgjedhur për të jetuar jetën e tij. Pas daljes nga spitali, terapisë fizike dhe përshtatjes me jetën e tij në një karrige me rrota, Walker tha se iu përkushtua mësimit dhe leximit.
Ai punoi si këshilltar kolegësh. Dhe tani ai është një specialist i parandalimit të dhunës në një spital lokal. Walker përpiqet t’i ndihmojë personat që kanë kaluar të njëjtën situatë me atë, që janë qëlluar me një armë zjarri ose janë goditur me thikë.

Ai gjithashtu kujton kujdesin që mori kur u qëllua dhe se si të tjerët u përpoqën ta ndihmonin të qeshte kur ai kishte nevojë. Tani, 25 vite më vonë, banori i Baltimores, Damon Walker, u ribashkua në fillim të këtij muaji me studentin e mjekësisë, i cili e ndihmoi në kaosin që ishte përfshirë.

“Unë vazhdimisht mendoj për atë moment, se si është të jesh mes jetës dhe vdekjes, tha Walker CNN të premten.

Walker e krahason Franks me një engjëll.