Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Manchester United. Norvegjezi është shkarkuar nga klubi pas humbjes 4-1 kundër Watfordit si dhe një sërë rezultatesh negative që e kishin vendosur në pikëpyetje prej kohësh.

Klubi ka bërë njoftimin në rrjetet sociale dhe e ka falenderuar për periudhën 3-vjeçare, ndërsa momentalisht trajner i ekipit do jetë Majkëlll Carrick. Sipas mediave angleze favoriti për të marrë drejtimin e Manchester United është Zinedin Zidan, ndërsa alternativat e tjerë janë Brendan Rogers, Mouricio Pochetino si dhe Erik Ten Hag.