Sllovakia duhet të hyjë menjëherë në një lockdown total, deklaroi presidentja e vendit, Zuzana Caputova, ndërsa spitalet e vendit janë në prag të kolapsit për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

Caputova nuk ka fuqinë për të dekretuar bllokimin.

Megjithatë, zëri i saj ka peshë sepse ajo është politikania më popullore në vend, sipas sondazheve.

Anëtarët e partisë në pushtet thanë gjithashtu për median se mund të priten rregulla më të rrepta deri të mërkurën, por nuk pranuan të japin detaje.

Caputova po bën thirrje për një bllokadë të plotë për të gjithë vendin, jo vetëm për ata që ende nuk janë vaksinuar.

“Ne jemi aktualisht vendi më i prapambetur në botë kur bëhet fjalë për infeksionet e reja për sa i përket popullsisë”, theksoi ajo.

“Spitalet janë në kufirin e mundësive të tyre dhe duhet të kufizojnë shërbimet që ofrojnë. Punonjësit e rraskapitur shëndetësorë kërkojnë ndihmë. Por, në vend që t’i falënderojnë për sakrificat e tyre, ata shpesh marrin kërcënime dhe fyerje”, theksoi Caputova.

Presidentja tha se ”do të ishte e drejtë që të ketë një bllokadë për ata që janë përgjegjës”.