Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Enkelejd Alibeaj ka miratuar ndër të tjera emrat e ekspertëve që do të asistojnë këtë organ në procesin brenda mandatit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të tre palët, PS, PD dhe LSI kanë zgjedhur ekspertë për këtë komision emra të njohur në përballjet mes këtyre forcave politike në betejat që janë zhvilluar në KQZ, KAS apo Kolegjin Zgjedhor.

Habi ka bërë përzgjedhja e partisë më të madhe opozitare, PD, e cila ka gjetur me vend që krahas Marash Logut, të atashuar dhe në KQZ në mbrojtje të çështjeve zgjedhore të PD, ka vendosur zonjën Marinela Ziu.

Dikush mund të thotë se aq më mirë që është vendosur një zonjë si eksperte, por e vërteta është se Marinela Ziu është “krahu i armatosur” i PD.

Për të qënë më konkretë dhe për të mos e hallakatur lexuesin, po hyjmë direkt dhe në fakte.

Partia Demokratike në prag të zgjehdjeve parlamentare të 25 prillit të këtij viti strukturën e paligjshme të armatosur paramilitare, paralele me strukturat e shtetit, me argumentin se është ngritur për mbrojtjen e votës.

Për habine e të gjithëve në krye të kësaj ”Strukturat për Mbrojtjen e Votës” (SMV), Lulzim Basha vendosi Marinela Ziun, e cila njëherësh është dhe drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD.

Në cilësinë e drejtueses së kësaj strukture paramilitare, një shtet paralel brenda shtetit, e dënuar nga partitë politike, opinioni publik por dhe Ambasada Amerikane në Tiranë si një strukturë e papranueshme dhe e tmerrshme për një vend demokratik, Marinela Ziu në atë kohë me zë dhe figurë ka sqaruar se “Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes së ligjit analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre, denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK”. Pra e ka pranuar.

Struktura e armatosur e PD është ngritur në mënyrë graduale për të marrë formën e vërtetë në prag të zgjedhjeve, dhe nën drejtimin e Ziut, u shpërnda në të gjithë Shqipërinë duke ushtruar terror ndaj qytetarëve kundërshtarë politikë, që nga Dibra e deri në Sarandë dhe duke vënë nën trysni shqiptarët që kërkonin të votonin të lirë më 25 prill, të këtij viti.

Qe në janar 2021, në një udhëzim të veçantë Basha foli për herë të parë për grupe vullnetare që duhet të caktohen nga shtabet në varësi të madhësisë së zonës që mbulonin. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten”, thuhet në udhëzimin e Bashës në atë kohë.

Grupet vullnetare të armatosura, të përbërë nga ish ushtarakë dhe ish policë dhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, nën drejtimin e Marinela Ziut, u shpërndanë në të gjitha rrethet dhe ushtruar terror, incidente për të arritur kulmin dy ditë para zgjedhjeve, ish-policët e shkarkuar nga detyra, ish-komandot dhe truprojat e armatosura, të gatshëm për të vrarë për PD me një “shkelje” syri, vranë në Elbasan mjekun Pjerin Xhuvanin. Ishte Arber Paplekaj, ish komando, pjesë e kësaj strukture.

Të gjithë këto persona të rekrutuar, shumica me të kaluar problematike dhe kriminale, në mënyrë të paligjshme, ushtruan të gjitha kompetencat e policisë, pikërisht nën udhëkeqjen e Marinela Ziut, që komandohej direkt nga Basha dhe patrulluan në çdo cep të Shqipërisë.

Pikërisht kreun e kësaj strukture paramilitare të armatosur që terrorizoi shqiptarët gjatë fushatës zgjedhore duke shkaktuar dhe vrasjen e një mjeku ne Elbasan, Pjerin Xhuvanin, Marinala Ziun, PD ka gjetur që ta dërgojë si eksperte për të ndihmuar në zbardhjen e shkeljeve të 25 prillit.

Marinela Ziu duhej të ishte para drejtësisë thjeshtë dhe vetëm se ka kryesuar zyretarisht një trukturë paramilitare, një polici dhe ushtri paralele që ka terrorizuar shqiptarët dhe e gatshme dhe për grusht shteti, dhe jo për të “ndihmuar” në zbardhjen e “së vërtetës” së 25 prillit, të cilën e ka zbardhur OSBE/ODIHR, SHBA e BE, duke i cilësuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

SPAK duhet ta marrë parasysh këtë fakt. Ka dhe dokumente për këtë punë në selinë e PD.