Andrra ka reaguar e revoltuar pas një lajmi të fundit për Sinan Hoxhën. Ajo ka postuar një foto të lajmit, ku shkruhej se këngëtari është shfaqur shumë i afërt me Yllka Kuqin ndërkohë që dy artistët thjesht kanë kënduar pranë njëri-tjetrit.

“Turp”, shkruan Andrra për titullin e lajmit: “Skandali i vitit në showbiz mes Yllka Kuqit dhe Sinan Hoxhës”.

Sinani dhe Yllka janë bërë bashkë për një kolazh këngësh potpuri në emisionin “N’Kosovë show”.