Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, këtë të hënë është rikthyer në Bajram Curr duke mbajtur kështu edhe premtimin e bërë më herët fëmijëve të kësaj zone. Përmes një postimi në “Instagram” Yuri Kim e impresionuar nga mikripitja që i bënë banorët ka premtuar se do të shkojë përsëri për të ngrënë së bashku darkën e “Falënderimeve”. Ambasadorja ndër të tjera nuk ka harruar pa falenderuar banorët e Tropojës të cilët I kanë ofruar një mikrpitje të ngrohtë. “E lumtur që jam kthyer në Bajram Curr për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj. I premtova përsëri atyre se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e “Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falëndërimeve është koha kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si njeri me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua që “të kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur që të ndeshesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our Ëorld @ gloë _ club _ t ropoje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që sponsorizojnë programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për ?? & ??! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë, jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan Yuri Kim.