Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana tha për Report Tv se aktualisht 21 pallate po ndërtohen në lagjen e re të Shijakut dhe janë në fazën e karabinasë, ndërsa 31 pallate janë gjithsej në të gjithë Shijakun. Ai tha se janë 658 familje që do të marrin çelësat e apartamenteve të reja, ndërsa banesat individuale kanë përfunduar dhe do u jepen 802 familjeve.

“Janë 25 mijë metra katror po kthehet në një lagje të re ku po ndërtohen 21 pallate. Në Shijak u shembën 31 pallate dhe të gjitha janë në proces rindërtimi dhe gjatë dhjetorit në 6 prej këtyre pallate të fillojë shpërndarja për 130 familjet. Aktualisht 21 pallatet sot janë në fazën e karabinasë. Jam 1480 familje që marrin grante. Në total janë 802 familje me banesa individuale ka mbarur ndërtimi. Ndërsa nga ndërtimi i 31 pallateve në Shijak janë 658 familje që janë përfitues dhe do marrin apartamentet. 6 prej këtyre pallateve janë drejt fundit dhe në dhjetor do të shpërndahen për familjet, ndërsa pjesa tjetër do të jetë gati në Mars 2022”, tha Arbana.