Presidenti amerikan, Joe Biden ftoi 110 vende të botës në samitin virtual për demokracinë, të mbështetur fuqishëm nga ai, mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shkelura nga regjimet autoritare.

”Ndër vendet e ftuara në samitin virtual mbi demokracinë janë ato evropiane, si edhe Iraku dhe India”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Një listë që nuk përfshin Kinën, e akuzuar vazhdimisht nga administrata Biden për shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin Xinjang, Tibet dhe Hong Kong.

Në vend të kësaj në samit është ftuar Tajvani, një vendim që rrezikon të nxisë tensione ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.

Të përjashtuar nga të ftuarit janë edhe Turqia, e cila është aleate e SHBA brenda NATO-s, Hungaria dhe partnerët kryesorë arabë të SHBA si Egjipti, Arabia Saudite, Jordania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Do të jenë të pranishme, Brazili dhe Polonia./