Seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet sot në orën 10:00.

Parlamenti do mbahet pa prezencën e kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në Serbi, do të mblidhen në sallën parlamentare.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë mes ministres së Shëndetësisë e kërkuar nga deputeti i PD-së Tritan Shehu.

RENDI I DITËS:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 28.10.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores

Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 Kushtetutë, neni 96 Rregullore Kuvendi)

Akt Normativ nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) PyetjeShprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Projektligj “Për bashkëqeverisjen”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari 2 Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).