Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Report Tv, tha se nuk e priste t’i besohej posti i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës. Ajo u shpreh në Report Tv se kjo është një sfidë e madhe për të.

“Drejtimi politik i qarkut Shkodër është një sfidë e madhe, nuk e kam pritur këtë gjë nuk di të them nëse është surprizë e këndshme apo jo, por është një përgjegjësi e madhe, për mua ishte surprizë, unë nuk e di nëse do t’ia besoja dikujt këtë post me karakteristikat e mia”, tha ajo.

Bilali u kthye pas në kohë teksa kujtoi gjimnazin që ka kryer në kryeqytet duke u shprehur se është bullizuar nga bashkëmoshatarët.

“Kam patur shumë bullizëm në Tiranë për gjuhën e trashë. E kam përjetuar në gjimnaz, më thanë ”erdhën këta malokët” ishte hera e parë në jetën time që e dëgjoja këtë fjalë”, tha Bilali.

Për videon që u bë viarale teksa ministrja pastronte mbetjet në një ndër lagjet e Shkodrës, Edona shpjegon për herë të parë prapaskenat e saj.

“Për pastrimin shyqyr që e nisi kryeministri që të mos dukem jashtë normales, nuk mund ta shohë mjedisin rreth e rrotull me mbetje. Edhe videoja për pastrimin e mbetjeve erdhi nga reagimi që shpesh bëhet në rrjetet sociale pa lexuar mirë mesazhin. E para, më akuzonin se ajo nuk mund të ishte rastësore, nuk e kuptonin që ai ishte një spot për të përcjell një mesazh. Por mesazhi nuk ishte i imi, ne vetëm ideuam videon. E dyta por më e rëndësishmja kryem një punë të mirë së bashku me një grup të rinjsh që nuk qëndruan në kafe apo duke parë tv”, tha Bilali./Shqiptarja.com