Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ndodhet në Shqipëri. Në një postim në Twitter ajo thotë se vjen në Tiranë pas situatës së pandemisë për të parë nga afër progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Jam në Shqipëri tani. Është shumë e rëndësishme të shihet nga afër progresi i bërë nga vendi në rrugën për në BE”, shkruan ajo.

Santos është takuar këtë të hënë me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe Presidentin Ilir Meta.