Pas takimit në “Big Brother VIP Albania” Donaldi dhe Bora kanë qenë në qendër të vëmendjes. E duket se lidhur me romancën që ka me aktorin, Borën e ngacmojnë edhe konkurrentët e Përputhen.

Së fundmi, Ritvana i ka komentuar asaj nën foton e ku shihet e maskuar për Halloween si Harley Queen dhe e ka ngacmuar në lidhje me ish apo të dashurin e saj. “Monstra e vogël e babushit”, ishte përshkrimi i fotos që Bora kishte postuar.

Ndërkohë konkurrentja e ka korrigjuar duke i komentuar: “Monstra e vogël e Donaldit”- koment që më vonë u fshi. Si duket Bora ka vendosur mos të diskutojë ende për këtë temë pa dalë Donaldi dhe pa sqaruar gjërat mes tyre.