GREQI- E rënduar paraqitet situata epidemiologjike në vendin fqinj, Greqinë, ndërsa pritet që nëntori të sjell një shtim të rasteve pozitive nga COVID-19 në vend.

Në tetor 1.126 persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 88 mijë raste të reja pozitive. Frika se javët në vazhdim do të ketë një “bum” infektimesh dhe viktimash ka rritur shqetësimin e ekspertëve, duke i bërë ata të mendojnë se zgjedhja më e mirë është marrja masave të reja shtrënguese, për të mbajtur nënë kontroll pandeminë në këtë moment të vështirë.

Në 48 orët e fundit, janë shtrat në spital në gjendje të rendë 500 pacientë, duke i vënë në presion të madh shërbimet spitalore, për shkak të mungesës së kapaciteteve, ndërsa kjo situatë ka “ngritur alarmin” se gjendja epidemiologjike ka gjasa të përkeqësohet.

Por si do të menaxhohet kjo situatë nga ekspertët?

Duke qenë se shifrat e infektimeve po dyfishohen çdo 20 ditë, sipas ekspertëve një nga vatrat kryesore të infektimeve janë qendrat e argëtimit, të cilat pritet t’i kufizojnë në disa zona, ndërsa në ato ku situata është më alarmante të mbyllen. Gjithashtu, si kusht për të hyrë në qendrat e argëtimit, mund të bëhet pasaporta e vaksinimit.

Një tjetër masë e cila pritet të ndryshohet është kryerja e 3 testeve COVID në ditë, nga personat e pavaksinuar. Deri më tani ka funksionuar me dy teste, por shtimi i rasteve sipas ekspertëve do të bëjë të nevojshme, shtimin e tyre.

Pas shfaqjes së variantit delta në vend, është vërejtur një rritje drastike infektimesh dhe viktimash. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të qeverisë greke për të vënë nën kontroll pandemisë përmes masave dhe vaksinimit, ende një gjë e tillë nuk është arritur.