Gjatë inaugurimit të vitit akademik të Real Madrid University School European University, Carlo Ancelotti ka folur për eksperiencën e tij në Spanjë në drejtim të klubit.

REAL – “Ky është klubi më prestigjioz, me më shumë histori dhe më shumë tifozë”, ka thënë Ancelotti.

“Real ka 13 Champions League dhe askush tjetër nuk i ka. Kjo vjen nga vlerat që ka dhe sfidat që e kanë çuar në këtë nivel të historisë së futbollit”.

LA DECIMA – Një nga arritjet më të mëdha të Ancelotti-t si trajner i Real Madrid ka qenë sigurisht Champions-i numër dhjetë:

“Decima ishte një gjë që gjithë Real Madrid e donte dhe kishte një motivim të madh për ta arritur. Arsyeja pse Real ka fituar La Décima ka qenë atmosfera: jo vetëm ajo brenda ekipit, nga mjekët te i gjithë stafi, të gjithë e donin. Ka qenë një ambient i veçantë dhe të gjithë kishin besim”.