Në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, kryeministri Edi Rama tha se do vendoset një fond në dispozicion të klubeve të krijuara nga vullnetarizimi për zeje, kulturë apo aktivitete të tjera.

Rama theksoi se ka disa gjëra që nuk merren nga celularët, që i cilëson si mrrokulla të pandashme, ndaj bën me dije se pasurimi i bibliotekave do të jetë një nga elementët që përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Rama: Dihet që mrrokullat që keni nëpër duar është pjesë e pandashme, por nuk duhet të mos harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me një sërë me kulturën, artin, dijen, historinë, shkencat humane, me shqipsat, me fizikun, me duart, sytë dhe ato punë të cilat kompjuterat nuk mund ti bëjnë kurrë.

Në fund të ditës, kompjuterat do të arrijnë të bëjnë aq shumë sa njerëzit do të dinë. Një aspekt që e kemi dëgjuar dhe më vjen mirëq që ka qenë i përsëritur ka qenë mbushja e boshllëkut mes shkollës dhe shtëpisë me mundësinë për të pasur biblioteka të pasura. Në shumë shkolla të rindërtuara kemi hapësira fantastike për biblioteka, por janë të varfra. Për këtë arsye kemi vendosur pasurimin e bibliotekave të shkollave që janë vetëm 1 nga elementët. Të tjerë janë kultura, vallëzimi, teatri për të cilën ne duam të organizojmë një sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla të bazuar tek dëshira dhe një nivel të dytë më të kualifikuar bazuar tek seleksionimi i atyre që janë më të avancuar.

Kemi vendosur një fond në dispozicionin tuaj. Nëse ka klube në shkollë të krijuara nga vullnetarizimi i nxënësve bashkë me prindërit e mësuesit për zeje, kulturë apo aktivitete, me këtë fond, këto klube mund të marrin mbështetje. Edhe të tjerët nëse organizohen mund të marrin mbështetje për klubin e tyre.