Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën për fitoren në Prishtinë.

Në një postim në Twitter kreu i qeverisë ka shprehur kuriozitetin për impaktin që do të ketë një kryebashkiak arkitekt në drejtimin e Prishtinës. Gjithashtu, Rama ka uruar të gjithë kandidatët e rinj të zgjedhur në komunat e Kosovës.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës,” shkruan Rama.