Në kantierin e Rindërtimit të kampusit të Universitetit Bujqësor puna po vijon për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentë.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pjesë të bukur të mozaikut të Rindërtimit, kampusin e ri të Universitetit Bujqësor, projekti i dhuruar në shenjë solidariteti nga studioja e famshme holandeze MVRDV, ju uroj një fundjavë të mbarë”, u shpreh kryeministri Rama.

Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh.