Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj St Etienne me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Ligue 1.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Bouangas në minutën e 25-të. Gjërat u përkeqësuan për vendasit kur Kolodziejczak u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas, në tre golat e mysafirëve asistoi Lionel Messi. Fillimisht Marquinhos barazoi rezultatin, ndërsa Di Maria kaloi mysafirët në epërsi. Krejt në fund, Marquinhos realizoi sërish për epilogun e këtij takimi.